KreuBusull

Shqipëria në avantazh ndaj Polonisë, Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në fundin e pjesës së parë

Shqipëria në avantazh ndaj Polonisë, Arbër Hoxha shënon
Kombëtarja shqiptare po zhvillon mbrëmjen e sotme një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj, teksa përballet me Polonia në transfertë.

Sfida që po luhet në Varshavë, e vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit, ka dhuruar emocione të forta që në pjesën e parë.

Në minutën e 42-të, ishte Arbër Hoxha ai që zhbllokoi takimin me një gol tejet të bukur. Sulmuesi kuqezi përfitoi nga një gafë në prapavijën polake dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë avantazhin Shqipërisë.

Me këtë gol, kuqezinjtë marrin një avantazh të rëndësishëm në një duel vendimtar, ku çdo detaj mund të përcaktojë fatin e kualifikimit.