KreuBusull

Dimër në pranverë, Shqipëria zbardhet nga dëbora

Dimër në pranverë, Shqipëria zbardhet nga dëbora

Në disa zona malore të Shqipërisë, reshjet e dëborës kanë rikthyer atmosferën dimërore edhe në fund të marsit. Mali i Dajtit pranë Tiranës, si dhe zonat malore të Kukësit, Dibrës, Elbasanit dhe Korçës janë zbardhur sërish nga borë e lehtë dhe e dendë.

Në qarkun e Dibrës, dëbora ka përfshirë fshatrat përreth Peshkopisë. Megjithëse temperaturat nuk kanë zbritur nën zero, nuk raportohet asnjë dëmtim në pemtari, pasi shumica e drurëve frutorë ndodhen ende në fazën e çeljes së luleve.

Në juglindje, reshjet kanë prekur kryesisht zonat mbi 1100-1200 metra, në afërsi të Korçës dhe Pogradecit. Autoritetet rrugore kanë ndërhyrë për pastrimin e akseve kryesore, veçanërisht aty ku borë e dendur ka krijuar vështirësi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bashkia Pogradec, Faqe zyrtare (@bashkiapogradec)

Segmentet Qukës-Qafë Plloçë, Qafë Thanë dhe Dardhë kanë regjistruar reshje intensive, duke krijuar shtresa të konsiderueshme dëbore. Megjithatë, për shkak të temperaturave pranverore, borë po shkrihet gradualisht dhe mbetet kryesisht në zonat më të larta.

Edhe në qarkun e Elbasanit reshjet rikthyen përkohësisht motin dimëror në Parkun e Shebenikut dhe disa fshatra mbi 800 metra, ku trashësia e borës arrin disa centimetra. Në akset Dedaj-Bogë, Dedaj-Razëm dhe Bogë-Theth, borë e dendur ka arritur mbi 40 centimetra në Qafë Thore, ndërsa punimet për pastrimin e rrugëve kanë vazhduar pa ndërprerje.

Aktualisht, qarkullimi rrugor nuk paraqet probleme dhe situata mbetet nën kontroll.