KreuBusull

Tërmeti me magnitudë 3.8 zgjon Shqipërinë, lëkundjet ndihen në Lushnjë dhe Elbasan

Tërmeti me magnitudë 3.8 zgjon Shqipërinë, lëkundjet

Shqipëria u zgjua mëngjesin e kësaj të hënë, më 30 mars rreth orës 04:49 të mëngjesit nga një tërmet me magnitudë 3.8 në shkallën Rihter, i cili u ndje në disa zona të vendit.

Sipas të dhënave paraprake, epiqendra e lëkundjeve ishte në një zonë mes Lushnjës dhe Elbasanit, rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe afërsisht 28 kilometra nga Elbasani. 

Megjithatë, pavarësisht intensitetit të ndjerë, autoritetet bëjnë me dije se deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar apo për dëme materiale. Situata paraqitet e qetë dhe nuk ka vend për panik, ndërsa strukturat përkatëse vijojnë monitorimin e aktivitetit sizmik në zonë.

Tags:

termet