Me barkun e rrumbullakosur dhe plot elegancë, Sofia Richie Grainge shkëlqen në "Vogue World", ja çfarë kishte veshur - Celebrity
KreuCelebrity

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot elegancë, Sofia Richie Grainge shkëlqen në "Vogue World", ja çfarë kishte veshur

Sofia Richie Grainge po vërteton se të jesh nënë në pritje nuk do të thotë të heqësh dorë nga eleganca. Vetëm dy javë pasi njoftoi në rrjete sociale se pret fëmijën e saj të dytë, ajo dhe bashkëshorti, Elliot Grainge, u shfaqën plot klas në Vogue World Show në Los Angeles.Sipërmarrësja u shfaq këtë të diel në Los Angeles duke treguar barkun e saj të rrumbullakosur me një pallto të gjatë ngjyrë blu të errët Tommy Hilfiger, e cila ishte pjesërisht e hapur për të zbuluar barkun.

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot elegancë, Sofia Richie Grainge

Modelja dhe dizajnerja e modës kombinoi look-un me xhinse të drejta, taka të zeza dhe bizhuteri të hollë Tiffany & Co.përfshirë vathë Bird on a Rock, unazë dhe bracelete Jean Schlumberger. Flokët i kishte tërhequr mbrapsht në një topuz balerine të pastër.

Bashkëshorti i saj Elliot Grainge, tërhoqi gjithashtu vemendjen me një kostum blu mbi golf të zi dhe syze dielli me lente portokalli, duke kompletuar stilin e tyre koordinuar bashkë.

Me barkun e rrumbullakosur dhe plot elegancë, Sofia Richie Grainge

Çifti, që u martua në Francë në prill 2023 dhe ka tashmë vajzën Eloise, po përgatitet për fëmijën e dytë. Sofia zbuloi lajmin e lumtur në Instagram para lançimit të SRG Atelier

Pas lindjes së vajzës së saj Eloise në maj të vitit të kaluar, Sofia pranoi se periudha e shtatzënisë dhe postpartum nuk ka qenë e lehtë, por e ka bërë të ndihet më e fortë dhe më e sigurt. “Të kesh një vajzë më mësoi rëndësinë e ndjesisë së bukurisë edhe pa grim,” tha ajo për Vogue.

Sot, me një markë mode të suksesshme, një familje në rritje dhe një stil që frymëzon nënat moderne, Sofia Richie Grainge është simboli i elegances.