KreuArt

“Jam Mysliman”, Ben Blushi prezanton romanin e tij të ri!

Ben Blushi rikthehet në skenën letrare me një roman të ri, që premton të ngrejë debate dhe të hapë krahë për reflektim: me titullin "Jam Mysliman". Titulli i vetë romanit shpreh diçka befasuese për autorin, që e quan veten ateist, por si thotë Blushi :

"Nuk ka asnjë fjali që një shkrimtar nuk mund ta thotë me gojën e përsonazheve të vet."

Romani përshkruan historinë e një shkrimtari i cili pas shumë peripecive vendos të bëhet mysliman. Pikëpamjet e tij për Islamin ndryshojnë gradualisht për shkak të disa luhatjeve në jetën e tij private dhe sidomos gjatë një vizite në Mekë ku ai mrekullohet. Në fund, pas një incidenti me një grup fanatikësh, shkrimtari shpall në facebook vendimin e tij me shënimin : Jam Mysliman. Kjo fjali i ka dhënë dhe titullin librit.

Ditën e djeshme Blushi ka prezantuar romanin "Jam Mysliman" me shumë miq dhe të afërm të tij, ata që e kanë mbështetur dhe treguar se letërsia nuk ka mbetur jetime por ka ende dashmirës dhe tifozë të shumtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ben Blushi (@ben.blushi)