KreuArt

“Pikë Uji” nuk e ndal hovin: Filmi shqiptar merr dy çmime kryesore në Festivalin e Aleksandrisë në Egjipt!

“Pikë Uji” nuk e ndal hovin: Filmi shqiptar merr dy

Një vit nga premiera ndërkombëtare në Warsaw International Film Festival, Waterdrop apo Pikë Uji vazhdon të shkruajë historinë.

“Pikë Uji” nuk e ndal hovin: Filmi shqiptar merr dy

Këtë herë ishte Festivali Prestigjoz i Aleksandrisë në Egjipt që i bëri filmit mjaft të vlerësuar dy nderime :

Aktorja më e mirë- Gresa Pallaska

Skenari më i mirë- Waterdrop

Interpretimi i Gresa Pallaskës, i cilësuar s ii mahnitëshëm dhe hipnotik, u kthye në një tregues mirëfilli të asaj sesi arti mund të flasë gjuhën universal të ndjenjave njerëzore. Nga ana tjetër, skenaristët Robert Budina, Doruntina Basha dhe Ajola Daja i dhanë veprës një dimension ku çdo fjalë e skenë bart në vetvete një frocë që kapërcen kufijtë.

Pikë Uji është mbështetur që në fillimet e tij nga Creative Europe, SEE Cinema Netëork, Qendra Kombëtare e Kinematografisë Shqipëri, Qendra Kombëtare e Kinematografisë Kosovë, MIBACT Itali, dhe Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut.

Një bashkëprodhim: Erafilm ( Shqipëri)- Redibis Film ( Itali)- Avanpost ( Rumani)- Manufaktura ( Maqedonia e Veriut)- Iliria Film ( Kosovë).

Kjo shkruan Era Film Production në Instagram, është mrekullia e bashkëpunimit që nuk njeh barriera apo kufij. Kinemaja shqiptare, vazhdon mesazhi, flet shqip, është e gjallë dhe e suksesshme!