KreuArt

Ndahet nga jeta nëna e kantautorit Pirro Çako, sopranoja Luiza Çako!

 

Është ndarë nga jeta sopranoja e njohur Luiza Çako, nëna e këngëtarit dhe kantautorit Pirro Çako. Luiza Çako ka pasur një karrierë të pasur artistike, ndërsa veprat e saj do të lenë shenjë në artin shqiptar.

Sopranoja ishte ndër ato femra që binte në sy në Tiranën e viteve ’60. Ajo shquhej për veshje të veçanta elegante, për stilin e saj modern dhe për topuzin e famshëm që gjithnjë e ka pasur të veçantë. 

Luiza Çako është bashkëshortja e Gaqo ÇakosDashuria mes tyre lindi kur të dy shkuan në Rusi për studime. Sapo u kthyen nga Rusia u martuan. Ishte viti 1963 kur filluan punë në Teatrin e Operas dhe atje bënë një karrierë të lavdërueshme. Luiza u angazhua edhe në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve Popullore, ku ka kënduar këngë nga treva të ndryshme të Shqipërisë, në turne, brenda dhe jashtë vendit. Ka interpretuar në opera duke realizuar 20 role, duke filluar që nga “Lola”, “Nina”, “Don Paskuale”, “Karnavalet e Korçës”, “Rigoleto” etj.