Një pikturë e artistit spanjoll Pablo Picasso, e supozuar se përshkruan musën dhe partneren e tij Dora Maar, u shit për 27 milionë euro (rreth 31.5 milionë dollarë) gjatë një ankandi në Paris të premten, raporton Reuters.
Vepra, e titulluar “Bust of a Woman with a Flowered Hat (Dora Maar) 1943”, ishte blerë nga një familje franceze në vitin 1944 dhe ka qëndruar në koleksionin e tyre privat për dekada, deri sa trashëgimtarët vendosën ta shisnin. Sipas një zëdhënësi të shtëpisë së ankandeve Drouot, çmimi përfshirë tarifat arriti në 32 milionë euro, ndërsa blerësi ishte i pranishëm në sallë, por nuk u identifikua.
Piktura nuk ishte ekspozuar më parë për publikun, dhe ekzistonte vetëm një foto nga viti 1944. Ankuesi Christophe Lucien tha se përmes këtij portreti shihet “një grua që mban lotët brenda”, duke e cilësuar si një moment historik për artdashësit. Ekspertja e artit Agnes Sevestre-Barbe shtoi se trashëgimtarët vendosën ta shisnin pasi vepra nuk mund të ndahej fizikisht mes tyre.
