KreuCelebrity

Atmosferë magjike për fëmijët nga Italoptik në Kalanë e Tiranës

Atmosferë magjike për fëmijët nga Italoptik në

Pasditen e 7 Majit 2026, Italoptik në bashkëpunim me Noah’s Ark organizoi një event të veçantë dedikuar fëmijëve dhe prindërve në ambientet e Kalasë së Tiranës. Aktiviteti solli një pasdite ndryshe, të mbushur me argëtim, edukim dhe ndërgjegjësim mbi rëndësinë e kujdesit ndaj shikimit tek fëmijët.

Gjatë eventit, specialistë dhe prindër diskutuan mbi temat që lidhen me kujdesin e syve tek fëmijët, ndikimin e përdorimit të ekraneve në jetën e përditshme, si edhe rëndësinë që ka loja në zhvillimin emocional dhe mendor të tyre.

Përveç pjesës informuese, fëmijët patën mundësinë të përfshiheshin në aktivitete kreative, lojëra zhvilluese dhe momente argëtuese pa ekran, duke krijuar një atmosferë plot energji pozitive dhe buzëqeshje. Surprizat dhe dhuratat e përgatitura për ta e bënë aktivitetin edhe më të veçantë.

Ky organizim nga Italoptik dhe Noah’s Ark përcolli një mesazh të rëndësishëm për familjet: kujdesi për shikimin dhe zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve duhet të nisë që në moshë të vogël, përmes edukimit, lojës dhe aktiviteteve cilësore larg ekraneve.

Aktiviteti u mirëprit nga shumë prindër dhe fëmijë, duke e kthyer këtë mbrëmje në një moment të bukur komunitar dhe familjar.