Pesë fermerë kanë përfunduar në televotim këtë javë, pas vendimeve të marra brenda fermës dhe ndëshkimit nga Agai.
Blerina, Sara, Bujaka dhe Moza u votuan nga fermerët, ndërsa Henri shkoi automatikisht në televotim pas situatës së krijuar me Vanesën, që solli edhe reagimin e Agait.
Sipas rregullave të spektaklit, fermeri më i votuar nga publiku do të shpëtojë menjëherë, ndërsa katër fermerët e tjerë do të përballen të hënën në një sfidë vendimtare.
Vetëm njëri prej tyre do të largohet përfundimisht nga gara, pasi humbësi i sfidës do të eliminohet nga ferma.
