KreuCelebrity

Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së Tommy Lee Jones, u gjet pa jetë në një hotel luksoz

Zbulohet shkaku i vdekjes së vajzës së Tommy Lee Jones, u gjet pa
Është bërë publik shkaku i vdekjes së Victoria Jones, vajzës së aktorit të njohur të Hollywood-it, Tommy Lee Jones, rreth një muaj pasi ajo u gjet e pajetë në një hotel luksoz në San Francisko. Sipas Zyrës së Mjekut Ligjor të qytetit, 27-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e toksicitetit nga kokaina, ndërsa rasti është klasifikuar si aksidental.

Autoritetet njoftuan se më 1 janar, policia dhe shërbimet e emergjencës iu përgjigjën një thirrjeje për ndihmë mjekësore në hotelin Fairmont San Francisco. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet gjetën një person pa shenja jete, identiteti i të cilit nuk u bë menjëherë publik. Më vonë, mediat lokale konfirmuan se bëhej fjalë për Victoria Jones. Në një regjistrim audio të telefonatës emergjente, rasti u përshkrua si një mbidozë që kërkonte ndërhyrje të menjëhershme.

Një ditë pas ngjarjes, familja publikoi një deklaratë ku falënderonte për mbështetjen dhe kërkonte respektimin e privatësisë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Victoria Jones ishte vajza e Tommy Lee Jones dhe ish-bashkëshortes së tij, Kimberly Cloughley. Ajo kishte edhe një vëlla, Austin. Në fëmijëri bëri debutimin në film me një rol në “Men in Black II”, ku luante edhe babai i saj, ndërsa më pas u shfaq në projekte të tjera kinematografike dhe televizive, përfshirë “Sorry, Haters”, “The Homesman” dhe serialin “One Tree Hill”.

Sipas dokumenteve gjyqësore të raportuara nga mediat, ajo ishte arrestuar të paktën dy herë gjatë vitit 2025, përfshirë edhe për posedim të lëndëve narkotike.