KreuCelebrity

Gjithçka çfarë humbët nga Prime-i dje, zbulojeni këtu!

Big Brother VIP nisi ndryshe mbrëmjen e djeshme, banorët kërcyen dhe kënduan duke uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, banorët e BBV e kanë hapur mbrëmjen me një performancë ndryshe.

Nën ritmet e këngës ‘Sot ka festë Kosova’, të kënduar nga Mal, dhe performancës së kërcyer nga të gjithë banorët e tjerë, ata i kanë uruar Kosovës Pavarësinë.



Miri dhe Selin u përballen pas ndarjes në lojë, ja çfarë i thanë njëri tjetrit

Marrëdhënia mes Selin dhe Mirit është tashmë zyrtarisht e krisur.

Gjatë prime-it të kësaj të marte u transmetua klipi ku Miri e cilësonte Selin si besëprerë, ndërsa u shpreh se ka marrë thika pas shpine prej saj.

Nga ana tjetër, Selin tha se e ka pritur nga Miri këtë sjellje. Rogerti, nga ana tjetër, tha se ata do të kthehen sërish së bashku në lojë, pas largimit të Gimbos.

“Është parë qartë si jemi përballur pas kësaj ndarjeje në lojë. Do të thoja që asnjë nga banorët nuk e besonte që kështu është e vërteta. Jemi të ndarë, kam ngelur pak keq nga kjo pjesë, se nuk më është thënë në sy do e bëjmë lojën vetëm. Unë këtë e prisja në çdo moment, e pyesja, a jemi bashkë apo jo. Ndodhi ajo që ndodhi, thika pas shpine. Të vazhdojë vetëm, i uroj fat”, u shpreh Miri.

“Dua t’i them Rogertit të mos shqetësohet për familjen time. Për pjesën e Mirit, mezi po prisja prime-in e sotëm se e dija që kishte folur për mua. Miri në çdo cep të shtëpisë flet vetëm për Selin. E kam pritur nga Miri këtë qasje”, tha Selin.

“Unë nuk flas vetëm për Selinin, vetëm kur më pyesin”, u shpreh Miri.

“Selin mezi po pret që Gimbo të largohet nga shtëpia dhe të rikthehet edhe njëherë me Mirin”, tha Rogerti.}

Rikthimi i Kristit në “Big Brother VIP”, si e pritën banorët

Rikthimi i Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është pritur mirë nga disa banorë, por nga disa të tjerë jo.

Kristi ka pasur përplasje të vazhdueshme me Rogertin, Juelën, Inën dhe banorët e rinj, që me sa duket nuk kanë arritur të miqësohen me banorin.

Pas daljes nga shpella, aty ku priti vendimin e publikut, shumë pak  banorë e pritën me përqafime Kristin.

“Që nga dita zëri Kristi ka pasur lojërat e veta. Të rrish të ndash muhabete me disa persona, se të ishte të rrija vetëm do të isha futur diku tjetër. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke u marrë me këta. E dimë shumë mirë qasjen që kam pasur për Rogertin që në fillim. Me Juelën kam patur po një çështje mosmirënjohëse. Markon nuk e njoh, nuk jam atakuar akoma. Livia ka pasur qasje agresive që në fillim…”, tha Kristi.

Miqësia e fortë mes Stenaldos dhe Malit në Big Brother: Na bashkon…

Të gjithë e kanë vënë re miqësinë mes Stenaldos dhe Malit.

Ky i fundit është banori që shpeshherë i vjen në ndihmë Stenaldos, ndërsa nuk mungojnë bisedat mes tyre.

Në prime-in e kësaj të marte, ata u shprehën se i bashkon historia se si janë rritur.

Stenaldo: Si në çdo miqësi të mirë, nuk ka pasur një moment që e definon. Njerëzit i bashkojnë mënyrat se si ndihen kur pesha të mëdha u bien mbi ta. Ka të bëjë historia jonë, mënyra se si jemi rritur.

Mali: I kemi mendimet ndryshe, debatojmë dhe përqafohemi në fund. Kemi energjinë e njëjtë, jemi rritur prej dy grave të forta.

Stenaldo: Mali të mirat i ka me tepricë, djalë me zemër shumë të mirë. Në thelb, personin që është, e kam parë të palëkundur brenda BB.

Mali: Ky ka një guxim në nivel tjetër, e respektoj në ekstrem, më ka inspiruar. Jam shumë me fat që e kam njohur.

Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi mbrëmjen e djeshme për Stenaldon.

Pas shumë vitesh, ai u takua me të vëllanë e tij, Xhoelin, ndërsa takimi ishte tejet emocionues dhe i përloti të gjithë.

Xhoeli u shpreh se është shumë krenar për Stenaldon, ndërsa ky i fundit tha se ky takim ishte një nga momentet më të bukura të jetës.

Xhoeli: Jam mirë, jam krenar për ty. Mjafton që erdhi kjo ditë, ia dolëm.

Stenaldo: Një nga momentet më emocionuese të jetës. Takohemi pas shumë vitesh, kam fatin të ballafaqohem me plagët e jetës sime. Janë bërë shumë vite… vështirësia më e madhe e imja edhe e Fluturës ishte të gjenim forcën… Kam folur për Xhoelin në Big Brother, kam një ndjesi faji. Forca është dhe diku njerëzit do ta mbledhin, e dija që do shiheshim dhe kjo ditë erdhi.

Xhoeli: Që kur mora vesh që u fut Stenaldo. Dua t’i them të vazhdojë kështu, është shumë i fortë. Di t’i zgjidhë problemet me zgjuarsinë e tij dhe do që drejtësia të vihet në vijë. Unë jam shumë krenar për të.

Stenaldo: Unë do të të kërkoj të hapësh një derë, të jesh një mik zemre për mua.

Xhoeli: Në Itali shkova për t’u operuar, kalova shumë vuajtje. Tani jam më mirë, do kalojnë edhe ca vite dhe mendoj se do arrij disa objektiva në jetë.

Ina eliminohet nga gara e Big Brother VIP, Kristi refuzon ta takojë

E eliminuara e djeshme nga Big Brother ishte Ina.

Rrugëtimi i Inës zgjati 38 ditë në Big Brother, ndërsa brenda lojës pati debate, përplasje, si dhe krijoi një romancë me Keijsin.

Teksa Ina u largua, Kristi, i cili ka pasur debate me të, zgjodhi të mos e takonte.

“Ju përqafoj të gjithëve. Faleminderit për të gjitha momentet”, tha Ina pas eliminimit nga gara.

Juela dhe Miri bënë aleancë para se të futeshin në Big Brother? Ja çfarë u tha

Brikena ka aluduar se Juela dhe Miri njiheshin nga jashtë Big Brother-it, madje sipas saj mund edhe të kenë lidhur një aleancë loje para se të hynin në spektakël.

Juela e mohoi këtë, ndërsa Miri tha se nuk e njeh personalisht, por para se të futej mori një telefonatë nga miqtë e tij për Juelën.

Juela: Kur kam hyrë, kam pasur vështirësi sepse nuk isha e njohur. Kam bërë sakrifica me shumë vullnet dhe punë për muzikën. Nuk është e lehtë, kur shoh këtë video, nuk më përfaqëson siç duhet. Unë nuk jam agresive, por në momentin kur Rogerti ka ardhur këtu, nuk ka ardhur me qasje ofenduese. Ortakëria jonë ka lindur në mënyrë të rrjedhshme. Të gjitha këto vajza, Selin dhe Greta, ofendojnë shumë, kanë fjalor agresiv kundër meje. Në momentin që kanë nisur të më sulmojnë, do të mbroj veten time. Me Brikenën më kanë lidhur vlerat njerëzore.

Brikena: Donte të dilte në prime dhe mundohej të kapej me mua. Juela më ka thënë: “E kam ngrënë një darkë me Mirin”. E pashë që u bënë bashkë dhe më sulmuan, atëherë mendova se kanë bërë aleancë nga jashtë.

Juela: Brikena më ka thënë mua: “Kurrë mos e sulmo Mirin”.

Miri: Juelën nuk e kam takuar, por kam pasur një telefonatë nga miqtë e mi. Kanë thënë: “Kur të hysh në Big Brother, është një vajzë që do të prezantohet me këngën tënde”. Asnjëherë nuk e kam besuar, por si shaka. Kur e pashë, e kuptova që nuk ishte shaka. Nuk e njihja personalisht, vetëm përmes një telefonate.

Kush është banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës?

Mateo është zgjedhur nga publiku si banori më i preferuar deri në këtë pikë të lojës.

“Jam jashtëzakonisht shumë i lumtur. I falënderoj jashtë mase. Jemi këtu vetëm prej publikut dhe gjykohemi prej tij”, u shpreh Mateo.

Mateo, si i preferuari i publikut, bëri një  zgjedhje që kishte lidhje me nominimet.

Ai duhet të zgjidhte 5 banorë që do fitonin imunitet dhe ai vendosi: Gimbo, Shëndriti, Kristi, Greta, dhe Brikena.

Ndërkohë në televotim nga një nominim ballë për ballë shkuan, Miri, Selin, Mali, Marko dhe Juela.