
Pedro Pascal dhe Rafael Olarra janë kthyer në një nga dyshet më të komentuara të momentit. Pas fotove që i shfaqën duke shëtitur së bashku në New York City gjatë fundjavës së Shën Valentinit, një tjetër moment i tyre ka tërhequr vëmendjen e mediave rozë.
Këtë herë, ata janë fotografuar në një kinema, të ulur pranë njëri-tjetrit, teksa ndiqnin filmin romantik me sfond historik “Wuthering Heights”, me protagonistë Jacob Elordi dhe Margot Robbie. Sipas burimeve, mes tyre nuk munguan bisedat e afërta dhe atmosfera e ngrohtë, larg syrit të publikut, në intimitetin e sallës së kinemasë.
Dalja e tyre erdhi pas një dreke të qetë të dielën dhe një shëtitjeje në zonën e Lower East Side. Të veshur me disa shtresa për t’i bërë ballë të ftohtit dimëror që ka përfshirë “Big Apple”, dyshja dukeshin komodë dhe në harmoni me njëri-tjetrin.
Kujtojmë se Rafa më herët ka qenë në një lidhje me aktorin dhe këngëtarin Luke Evans, me të cilin konfirmoi ndarjen në vitin 2021, pas më shumë se një viti së bashku.
