Duket se debatet dhe tensionet në shtëpinë e Big Brother po shtohen dita-ditës me konkurrentë të rinj që bëhen pjesë të lojës.
Pas përplasjeve mes Rogertit dhe Kristit para ditës ditësh, ku ky i fundit e lagu me ujë dhe disa minuta më vonë u largua nga shtëpia, duket se Rogerti ka vendosur të marr hak.
Pas debatit të vazhdueshëm me Kristin, teksa ai po debatonte me Livian, Rogerti papritur e lagu me ujë.
“Jemi një me një, tani të fika”, ishin fjalët e Rogertit pasi lagu Kristin, ndërsa këngëtari zgjodhi në ato momente mos të fliste.
“Ik ankohu, ik lahu. A kujton se jam budalla unë”-vijoi Rogerti.
“Ti më rr*an këllqet”-iu përgjigj Kristi.
Nuk e dimë nëse Vëllai i Madh do të vendos ndonjë dënim tjetër për Rogertin sonte apo jo, ngelet për t'u parë.
