Një moment tronditës dhe totalisht i papritur ndodhi gjatë koncertit të Bad Bunny në Argjentinë, kur një fanse e kapi papritur për fyti teksa ai po performonte mes publikut.
Ngjarja ndodhi në stadiumin River Plate Stadium në Buenos Aires, përpara më shumë se 80,000 spektatorëve dhe videoja shpërtheu menjëherë në rrjetet sociale.
Teksa këndonte hitin "Si veo a tu mamá" dhe po afrohej tek fansat në zonën VIP pranë skenës, një vajzë 18-vjeçare e kapi papritur nga qafa. Sipas gazetës La Nación, ajo pranoi se ishte aq e emocionuar sa “nuk dinte çfarë po bënte”.
Në video duket qartë momenti i ekzaltimit ku turma bërtet, ndërsa artisti mbetet i kapur në befasi për disa sekonda.
Në vend që të ndalonte koncertin apo të ndihej i kërcënuar, Bad Bunny bëri diçka që askush nuk e priste: hoqi syzet, e pa drejt në sy fansen dhe vazhdoi të këndonte sikur asgjë të mos kishte ndodhur.
Pak çaste më vonë ai u largua dhe show-u vazhdoi normalishtpor interneti tashmë kishte marrë “flakë”.
Disa e quajtën moment “të frikshëm”, të tjerë “ikonik”, ndërsa shumë fansa u habitën nga qetësia dhe profesionalizmi i superyllit.
Incidenti ka ndezur gjithashtu debate për sigurinë e artistëve, pasi Bad Bunny njihet për faktin që shpesh zbret nga skena dhe performon mes turmës një gjest që e afron me fansat, por edhe e ekspozon ndaj situatave të rrezikshme.
Një gjë është e sigurt: ky moment do të mbetet një nga më viralët e turneut të tij botëror.
