KreuCelebrity

Nëna e Beatrix Ramosaj shënon një fitore në betejën me shëndetin: “Sot i rashë gongut”

Nëna e Beatrix Ramosaj shënon një fitore në betejën me
Antigona Ramosaj ka prekur ndjekësit me një mesazh të ndjerë dhe frymëzues, duke bërë të ditur përfundimin e një etape të rëndësishme në rrugëtimin e saj shëndetësor.

Përmes një postimi emocional, ajo falënderoi Zotin për forcën në momentet më të vështira, si dhe mjekët, infermierët, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur me lutje dhe dashuri. Mesazhi i saj është pritur me shumë reagime pozitive, ku fansat dhe miqtë e kanë përgëzuar për forcën dhe optimizmin që përcjell.

“Sot i rashë gongut me një zemër plot mirënjohje. Ky nuk është vetëm fundi i një trajtimi, por dëshmi e forcës, besimit dhe durimit,” shprehet ajo.

Antigona falënderon Zotin që i dha forcë kur ndihej e pafuqishme, dritë në momentet e errëta dhe njerëz të mirë pranë saj kur kishte më shumë nevojë. Ajo shpreh mirënjohje të veçantë për stafin mjekësor, familjen dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë kësaj periudhe.

Megjithëse rrugëtimi i saj shëndetësor vazhdon me kontrolle dhe hapa të tjerë, ajo e konsideron këtë moment një fitore të madhe dhe një arsye për të festuar jetën.

“Rruga vazhdon ende, por sot ndalem për të ndarë këtë fitore me ju dhe për të festuar jetën që vazhdon,” përfundon mesazhi i saj.