KreuCelebrity

Gordon Ramsay, mik i ngushtë i familjes Beckham, ndan mesazhin për Brooklyn mes përçarjes familjare

Gordon Ramsay, mik i ngushtë i familjes Beckham, ndan mesazhin për
Gordon Ramsay, mik prej shumë vitesh i Victoria dhe David Beckham, ka folur për situatën e tyre mes ftohjes me djalin e madh Brooklyn Beckham dhe bashkëshorten e tij Nicola Peltz Beckham, duke ndarë edhe mesazhin që do t’i jepte 26-vjeçarit.

Shefi i kuzhinës shpreson që tensionet në familjen Beckham të qetësohen.

“Dua që Brooklyn të ndalet për një moment dhe të kujtojë se është gjysma e mamit dhe gjysma e babit,” tha Gordon për The Sun në një intervistë të publikuar më 13 shkurt. “Je një i ri i mrekullueshëm, por ata kanë bërë për ty më shumë se kushdo tjetër në jetën tënde asnjë vjehërr nuk do ta bëjë këtë.”

Ylli i “Being Gordon Ramsay”, i cili përmendi miqësinë shumëvjeçare të tij dhe bashkëshortes Tana Ramsay me David dhe Victoria, tha se është tronditëse t’i shohë ata duke kaluar këtë përçarje.

“Marrëdhënia e tyre me Brooklyn ka qenë e fortë,” shpjegoi ai. “E kam parë nga afër sa prindër të mirë janë.”

Megjithatë, ai pranon se dinamika prind-fëmijë mund të ndryshojë kur fëmijët rriten dhe krijojnë familjet e tyre.

“Është e vështirë kur hyn në atë fazë të jetës kur bashkohesh me një familje tjetër,” theksoi ai. “Ka një dinamikë tjetër dhe përplasjet janë të pashmangshme. Por marrëdhënia mes Davidit dhe Brooklyn është shumë e thellë dhe e di sa shumë e do David djali i tij.”

Sipas Gordonit, prova e kësaj dashurie shihet në mënyrën se si David dhe Victoria prindër edhe të Romeo (23), Cruz (20) dhe Harper Seven (14) e kanë mbështetur gjithmonë djalin e tyre të madh.

“Është e lehtë të hipësh në atë ‘rollercoaster’ dhe të humbasësh rrugën,” tha ai, “por gjithçka do të rregullohet, sepse e di sa herë ata e kanë mbështetur dhe i kanë qëndruar pranë në çdo moment.”

Ramsay beson se Brooklyn do ta kuptojë situatën dhe se marrëdhënia me të atin do të rikuperohet.

“Në fund, koha është shëruesja më e mirë.”