KreuCelebrity

Blendi Fevziu sqaroi incidentin në “Opinion”: Asnjë kontakt fizik mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhajt

Blendi Fevziu sqaroi incidentin në “Opinion”: Asnjë

Moderatori i emisionit Blendi Fevziu, ka reaguar për tensionin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në studio, gjatë një debati mes analistit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Fevziu theksoi se momenti, që u bë viral në rrjetet sociale, nuk përfshinte asnjë përplasje fizike dhe se të dy protagonistët janë sqaruar dhe pajtuar menjëherë pas incidentit. Ai u ndal në tre pika kryesore për të qartësuar situatën:

Momente tensioni në debatet e “Opinion” nuk janë të rralla, pasi pasioni dhe diskutimet e forta mund të krijojnë keqkuptime. Ai kujtoi edhe një episod të ngjashëm 13 vjet më parë mes Sokol Olldashit dhe Artan Lames.

Nuk ka pasur asnjë kontakt fizik mes Buzhalës dhe Rexhajt, dhe videoja që u shpërnda në rrjet nuk tregon ndonjë përplasje.

Gjatë pushimeve ose reklamave, të dy u pajtuan, i dhanë dorën njëri-tjetrit dhe bënë një video për ta sqaruar publikun. Në fund të emisionit, ata larguan duke diskutuar sërish argumentet e debatit, jo për sherrin.

Fevziu theksoi se reagimi viral duhet parë si një moment i tejkaluar normalisht nga dy të rritur, që e mbyllën situatën me maturi dhe profesionalizëm.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, moderatori përfundoi duke nënvizuar rëndësinë e sjelljes qytetare dhe të respektit mes debatuesve, edhe në momente tensioni.