KreuCelebrity

Mes zërave për ndarje me Stefon Diggs, Cardi B dërgon një mesazh nga skena

Mes zërave për ndarje me Stefon Diggs, Cardi B dërgon një
Cardi B ka reaguar mes spekulimeve për një krizë në marrëdhënien e saj me yllin e NFL, Stefon Diggs. Reperja 33-vjeçare hapi turneun “Little Miss Drama” në Acrisure Arena në Palm Desert, Kaliforni, ku ndau disa fjalë të ndjera me publikun.

“ Nuk dua të emocionohem,” u shpreh ajo gjatë koncertit, sipas një videoje që qarkullon në TikTok. “Thjesht dua t’ju them: mos lejoni askënd t’ju marrë lumturinë,” shtoi më pas, përpara se të performonte hitin “Girls Like You” në bashkëpunim me Maroon 5.

Deklarata e saj vjen në një moment kur në rrjet po përflitet për një ndarje të mundshme mes saj dhe Diggs. Thashethemet nisën më 9 shkurt, një ditë pas Super Bowl-it, kur fansat vunë re se çifti nuk ndiqte më njëri-tjetrin në Instagram. Kjo ndodhi menjëherë pas humbjes së Diggs në finalen e madhe.

Cardi tërhoqi vëmendje edhe gjatë mbrëmjes së Super Bowl-it. Ajo u shfaq në “Las Casita” gjatë performancës së Bad Bunny-t në pjesën e parë të spektaklit, por më pas publikoi një video në Instagram Stories ku shihej duke kënduar në makinë ndërsa ndeshja vazhdonte ende. Më vonë, ajo u fotografua në një festë të organizuar nga Raising Cane’s.

Një ditë përpara finales, gjatë Fanatics Super Bowl Party, Cardi u pyet nga ESPN nëse kishte një mesazh për Diggs para ndeshjes. Përgjigjja e saj ishte e shkurtër: “Paç fat,” përpara se të largohej.

Cardi dhe Diggs, të cilët u bënë prindër të një djali në nëntor të vitit të kaluar, dolën zyrtarisht si çift në maj 2025. Reperja e konfirmoi lidhjen një muaj më pas me një postim në Instagram.Ndërkohë, turneu “Little Miss Drama” vjen si promovim i albumit të saj më të fundit, Am I the Drama?, dhe do të përfshijë disa qytete të mëdha amerikane, përpara se të mbyllet në Atlanta në muajin prill.

Kur njoftoi turneun në shtator, Cardi foli me entuziazëm për rikthimin në skenë. “Më 11 shkurt nis turneu im. Dhe dua t’ju tregoj në çfarë gjendjeje mendore jam. E dua këtë gjë pafund. E dua sikur jam në katin e tretë në Bronx dhe më duhet të largohem prej andej. Aq shumë e dua,” ishte shprehur ajo, duke treguar sa e rëndësishme është muzika për të, pavarësisht zhurmës që e rrethon jashtë skenës.