KreuCelebrity

Redon Makashi përlotet: Tim atë nuk e vlerësuan kurrë, 1 firmë e vetme e la jashtë titujve të nderit

Redon Makashi përlotet: Tim atë nuk e vlerësuan kurrë, 1

Pak ditë pas ndarjes nga jeta të aktorit të njohur Fitim Makashi, djali i tij, Redon Makashi, ka ndarë publikisht emocionet dhe brengat që e shoqërojnë këtë humbje. I ftuar në “Ftesë në pesë” me moderatoren Bieta Sulo, kantautori u përlot teksa foli për babain dhe pengun që, sipas tij, e mori me vete.

Redoni tregoi se i ati, i cili u nda nga jeta më 31 janar, nuk arriti të merrte vlerësimin zyrtar që e konsideronte të merituar për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare. Ai shpjegoi se kishte përgatitur dokumentacionin përkatës dhe priste që emri i tij të ishte mes 15 personaliteteve të nderuara, por kjo nuk ndodhi. Mungesa e emrit në listë e trishtoi thellë aktorin.

Sipas këngëtarit, një firmë e vetme nga një funksionar i lartë ndikoi në përjashtimin e tij nga vlerësimi, gjë që e bëri zhgënjimin edhe më të madh.

“Iku me një peng të madh. Nuk u vlerësua kurrë, ia kisha përgatitur letrat, dhe kur pamë në televizor se nga 15 personalitete që ishin vlerësuar dhe ai kishte mbetur jashtë, u trishtua shumë”, tregon Redoni.

Gjatë bisedës, Redoni solli në vëmendje edhe kujtime të hershme nga fëmijëria, si momenti në kinemanë “Agimi” në vitet ’70, kur shfaqej filmi “Prita”. Skena e njohur e mitralozit në fund të filmit mbetet një nga kujtimet më të forta që e lidhin me figurën e të atit, një artist që la gjurmë në artin shqiptar.