KreuCelebrity

‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët!

‘Puthje’ mes Gimbos dhe Selin, banorja: Mos e tepro me fjalët!

Dy banorët më të komentuar të momentit Selin dhe Gimbo, janë detyruar të ndahen nga njeri tjetri në ambiente të ndryshme të shtëpisë për shkak të një privilegji që Kristi kishte pas shpalljes si lider të shtëpisë.

Ai duhet të zgjidhte një banor që do të shkëmbehej me dikë nga shpellë dhe vendosi kështu që të largonte Mirin dhe të afronte Gimbon në shtëpi, duke e ndarë këtë të fundit nga Selin.

Në orët e para të mëngjesit, Gimbo dhe Selin patën një moment të veçantë përmes derës që lidh shtëpinë me shpellën. Ata shkëmbyen fjalë mbështetëse dhe puthje në distancë, duke treguar sa e fortë është lidhja mes tyre.

Gimbo u përpoq ta qetësonte Selin dhe ta mbështeste emocionalisht, ndërsa ajo përpiqej të përballonte ndarjen e papritur. Ky moment solli emocione të forta dhe tension në shtëpi, duke lënë banorët e tjerë të intriguar dhe publikun kurioz për zhvillimet e ardhshme.

Pjesë nga biseda e tyre:

Selin: A ndihem keq?
Gimbo: Po.
Selin: Në çfarë aspekti?
Gimbo: Gjithçka. Hajde të të puth. Vajza ime e vogël. Kujdes mos vret gishtat.
Selin: Jo, nuk i vras.
Gimbo: A je mirë tani?
Selin: Po përpiqem.
Gimbo: Mos mendo, mos mendo, mos mendo.
Selin: Do mendoj, do mendoj, do mendoj.
Gimbo: Unë kam menduar boll edhe për ty.
Selin: Ti ke menduar, por Gimbo kujdes. Mos e tepro.
Gimbo: Me çfarë?
Selin: Me fjalët…

Ky ndërrim dhe momenti i ndjeshëm mes Gimbos dhe Selin kanë sjellë emocione dhe tension të ri në shtëpi, duke lënë banorët dhe publikun në pritje për zhvillime të reja.



Tags:

gimbo selin bbv