Një debat i nisur ditën e djeshme për shkak të buxhetit mes Juelës dhe Brikenës përfshiu edhe banorë të tjerë në Big Brother.
Teksa Kristi dhe Brikena po planifikonin buxhetin e shtëpisë, Juela ndërhyri duke kërkuar vazhdimisht makinën llogaritëse për buxhetin e saj personal.
Brikena nuk ia plotësoi kërkesën dhe kështu nisi debati mes tyre. Rogerti i doli në krah Juelës, duke i marrë fletën e buxhetit Kristit, i cili është aktualisht lideri i shtëpisë.
Kaq ka mjaftuar për të nisur konflikti mes tyre dhe Kristi në nerva e sipër ka lagur me ujë Rogertin.
Pas kësaj, Rogerti po ankohej për veshin, ndërsa Kristi tha: “S’mund të ma marrë fletën nga dora.”
Një debat i cili ka vijuar për orë të tëra dhe me shumë tension.
View this post on Instagram
