Ditën e djeshme u përhapën lajme se aktori Laert Vasili, opinionist në emisionin “Përputhen”, ishte larguar nga programi për një situatë aspak të zakontë, por një puthje në buzë me një konkurrente. Pas këtyre zërave, ai reagoi në mënyrë të tërthortë përmes një postimi në InstaStory. Edhe pse nuk ka bërë ende një deklaratë të drejtpërdrejtë, zgjedhja e fotos dhe e muzikës në sfond ka tërhequr vëmendje.
Në imazhin e publikuar, Laerti shfaqet i ulur në kolltukun e opinionistit në “Përputhen”, ndërsa në sfond dëgjohet kënga “The Godfather” nga Udes Beast. Titulli i saj lidhet me kolonën zanore të filmit të njohur “The Godfather”.

Melodia e zgjedhur, pa tekst dhe me një ton dramatik, përforcon atmosferën e krijuar rreth situatës edhe mbi lajmet që qarkullojnë rreth tij, ndaj të cilave nuk ka reaguar drejtpërdrejt. Ndoshta sepse nuk i intereson, ose për të treguar se qëndron mbi çdo zë që flet kundër tij.
Ndërkohë, sipas burimeve të IconStyle, largimi i tij dyshohet të ketë ardhur pasi ai ka puthur papritur në buzë një nga konkurrentet gjatë regjistrimit në studio, duke surprizuar të pranishmit dhe duke çuar në përjashtimin e menjëhershëm nga programi.
