KreuCelebrity

Marc Anthony reagon ndaj akuzave të Brooklyn Beckham

Marc Anthony reagon ndaj akuzave të Brooklyn Beckham

Marc Anthony ka folur për herë të parë lidhur me deklaratat bombastike të Brooklyn Beckham, duke thënë se mënyra se si është zhvilluar mosmarrëveshja familjare “nuk përputhet me të vërtetën”.

Këngëtari latin 57 vjeçar reagoi tre javë pas postimit të Brooklyn, 26 vjeç, i cili përmes një deklarate gjashtë-faqëshe në Instagram theu lidhjet me prindërit e tij të famshëm, Sir David, 50 vjeç, dhe Victoria Beckham, 51 vjeç.

Në qendër të deklaratës së Brooklyn ishte pretendimi se në dasmën e tij me Nicola Peltz në vitin 2022, e ëma Victoria kishte “kapur” momentin e tyre të parë të vallëzimit. Brooklyn tha se Marc Anthony e kishte thirrur në skenë dhe më pas kishte ftuar Victoria-n të vallëzonte me të, duke e bërë të ndjehej “i sikletosur dhe i poshtëruar” përpara të gjithë të pranishmëve.

Marc Anthony e përshkroi situatën si “shumë të pafat” dhe tha për The Hollywood Reporter:

“Nuk kam asgjë për të thënë për çfarë po ndodh me familjen. Ata janë një familje e mrekullueshme. I njoh që para se të lindnin fëmijët. Jam kumbar i Cruz-it.”

Ai shtoi se është shumë i afërt me familjen, por mënyra se si është paraqitur konflikti “nuk përputhet me të vërtetën”.

DJ i dasmës, Fat Tony, gjithashtu ka dhënë versionin e tij të ngjarjes, duke thënë se Marc kishte thirrur Victoria-n në skenë gjatë performancës, duke i kërkuar Brooklyn të vendoste duart mbi belin e së ëmës. DJ shtoi se nuk kishte ndodhur asnjë sjellje e pahijshme, por “koha ishte e papërshtatshme” sepse momenti duhej të ishte për çiftin e ri. Ai tha se Brooklyn dukej i “shumë i dëshpëruar” dhe Nicola kishte dalë nga dhoma duke qarë.

Brooklyn më parë kishte deklaruar se prindërit e tij kishin tentuar të prishnin lidhjen e tij me Nicola dhe se kishin qenë kontrollues “për pjesën më të madhe të jetës sime”. Ai shtoi se donte të rinegociononte momentet e dasmës për të krijuar kujtime që sjellin gëzim dhe jo ankth.

Babai miliarder i Nicolës, Nelson Peltz, gjithashtu komentoi mbi situatën duke thënë se nuk do të flasë për Beckhams, por e përshkroi djalin e tij dhe Nicola-n si “të shkëlqyer” dhe u shpreh se shpreson që të kenë një martesë të gjatë dhe të lumtur.