Vetëm një ditë pasi Kiara Tito zbuloi publikisht një “kusht” që i kishte vendosur Luiz Ejllit përpara hyrjes së tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duket se rregulli u thye pa shumë rezistencë.
Moderatorja e “Fan Club”, me humorin që e karakterizon, kishte treguar se i kishte kërkuar bashkëshortit të mos shfaqej më pa bluzë brenda shtëpisë, duke theksuar se tashmë ai është një “burrë i martuar”. Megjithatë, realiteti brenda BBVA tregoi se zakonet e vjetra nuk ndryshojnë aq lehtë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, Luizi u pa sërish duke lëvizur lirshëm pa bluzë, duke e thyer premtimin vetëm pak orë pasi ishte bërë publik. Ky moment nuk kaloi pa u vënë re nga publiku, i cili reagoi menjëherë në rrjetet sociale me meme, montazhe dhe komente ironike.

Por gjithçka u mor me sportivitet, pasi edhe vetë Kiara reagoi me humor, duke ripostuar në Instagram një foto që evidentonte “shkeljen” e Luizit, shoqëruar me një emoji që të përlotur.
Dinamika mes çiftit vazhdon të mbetet ajo që publiku ka pëlqyer gjithmonë: spontane, pa filtra dhe plot momente argëtuese. Edhe nga jashtë shtëpisë, Kiara duket se e ndjek çdo hap të Luizit ndërsa fansat vazhdojnë të komentojnë çdo detaj të vogël të një prej çifteve më të dashura dhe më të përfolura të këtij edicioni.
