KreuCelebrity

Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton konfirmojnë romancën duke u shfaqur bashkë në Super Bowl 2026

Kim Kardashian dhe ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, janë parë së bashku në një suitë VIP gjatë Super Bowl LX, i cili u mbajt të dielën, më 8 shkurt, në Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni.

Themeluesja e SKIMS, 45 vjeç, dhe piloti 41-vjeçar u panë të ulur pranë njëri-tjetrit gjatë finales së madhe të futbollit amerikan, duke shtuar edhe më shumë zërat për një lidhje romantike mes tyre. Dyshja, që njihen prej vitesh si miq, ngjallën thashetheme javën e kaluar kur u fotografuan duke mbërritur së bashku në një hotel në Paris, Francë.

Sipas një burimi për PEOPLE, takimi i tyre në Paris ishte “romantik”, ndërsa thuhet se Kim dhe Lewis kishin udhëtuar drejt kryeqytetit francez me një avion privat nga Mbretëria e Bashkuar.

Pas divorcit nga Kanye West në vitin 2022, Kim Kardashian pati një lidhje publike me komedianin Pete Davidson, si dhe u përfol për një romancë me yllin e NFL-së, Odell Beckham Jr. Megjithatë, gjatë një interviste në podcastin Khloé in Wonder Land muajin e kaluar, Kim tregoi se nuk kishte qenë në një lidhje gjatë vitit të fundit, duke zgjedhur të përqendrohej te katër fëmijët e saj.

“Ndjej që fëmijët e mi kanë nevojë për mua,” u shpreh ajo. “Është shumë e vështirë rutina e përditshme dhe nuk kam pasur kohë për të dalë dhe jam në rregull me këtë.”

Megjithatë, Kim ndau edhe kriteret që kërkon te një partner i mundshëm: “Moral dhe vlera të mira, një person i qetë, i besueshëm dhe që merr përgjegjësi. Kjo është gjëja më e rëndësishme për mua.”

Nga ana tjetër, Lewis Hamilton ka qenë më parë në një lidhje të gjatë me këngëtaren Nicole Scherzinger nga viti 2007 deri në 2015. Emri i tij është lidhur ndër vite edhe me figura të njohura si Rihanna, Kendall Jenner, Gigi Hadid dhe Shakira.

A është kjo një miqësi e fortë apo fillimi i një romance të re mes dy ikonave globale? Koha do ta tregojë