KreuCelebrity

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar i 3 Doors Down

Ndahet nga jeta këngëtari legjendar i 3 Doors Down

Brad Arnold, këngëtari kryesor dhe anëtari themelues i grupit rock 3 Doors Down, ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një beteje me kancerin e veshkave.

Grupi njoftoi se Arnold u shua paqësisht në gjumë, i rrethuar nga bashkëshortja e tij Jennifer dhe familjarët. Ai ishte diagnostikuar në maj 2025 me kancer në veshka në stadin e katërt, i cili ishte përhapur edhe në mushkëri.

I lindur më 27 shtator 1978 në Mississippi, Arnold themeloi 3 Doors Down në vitin 1996 dhe u bë i njohur në mbarë botën me hitin “Kryptonite”, të cilin e shkroi vetëm 15 vjeç. Kënga u rendit në vendin e tretë të Billboard Hot 100 dhe shënoi fillimin e suksesit të grupit.

Familja ka kërkuar respektimin e privatësisë në këtë periudhë zie.