KreuCelebrity

Kim Kardashian flet hapur për raportin me Kanye West pas ndarjes

Kim Kardashian flet hapur për raportin me Kanye West pas ndarjes
Kim Kardashian ka dhënë së fundmi një pasqyrë të sinqertë mbi marrëdhënien që mban aktualisht me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, duke theksuar se, pavarësisht ndarjes, lidhja e tyre si familje mbetet e pandryshuar për shkak të fëmijëve.

Në një intervistë për Complex, të publikuar të enjten më 5 shkurt, Kardashian u shpreh se raporti mes saj dhe reperit ka kaluar nëpër disa faza që nga përfundimi i divorcit në vitin 2022, por se të dy janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë si prindër. Ajo theksoi se qëllimi i përbashkët është mirëqenia e katër fëmijëve të tyre: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

“Ne do të jemi gjithmonë familje. Këtë e dimë të dy. Ka shumë dashuri për fëmijët tanë dhe dëshirojmë vetëm më të mirën për ta,” u shpreh Kim.

Deklaratat e saj vijnë në një moment kur ajo ka tërhequr vëmendje edhe për një gjest publik ndaj ish-partnerit, pasi gjatë një udhëtimi në Aspen promovoi çizmet Yeezy në një video në TikTok. Kardashian sqaroi se zgjedhja ishte thjesht çështje stili, duke pranuar se dizajni i këpucëve i pëlqen dhe i përshtatet veshjeve të saj.

Ndërkohë, Kim ka folur edhe për anën më të vështirë të kësaj historie. Në një episod të reality show-t The Kardashians, të transmetuar në tetor 2025, ajo tregoi se situatat e kaluara dhe sjelljet e West kanë pasur ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin dhe gjendjen e saj emocionale.

“Kam qenë e vënë shumë në provë. Stresi ishte i madh, sepse ndjeja përgjegjësinë për të mbrojtur atë që ishte më e rëndësishme për mua: fëmijët,” tha ajo.

Kardashian theksoi se prioriteti i saj absolut mbetet rritja dhe mbrojtja e fëmijëve, duke shtuar se është e vetëdijshme që ata, me kalimin e kohës, do të kuptojnë gjithçka dhe do të formojnë vetë gjykimin e tyre.