KreuCelebrity

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP Albania me një mision të veçantë

Luiz Ejlli rikthehet në Big Brother VIP Albania me një mision të
Luiz Ejlli, fituesi i padiskutueshëm dhe një nga figurat më ikonike të “Big Brother VIP Albania”, pritet të rikthehet këtë të shtunë në shtëpinë që e shndërroi në fenomen.

Gjatë një konference për media të mbajtur të martën në Prishtinë, këngëtari la të kuptohej se së shpejti do të ketë zhvillime të reja në lidhje me përfshirjen e tij në formate reality, duke nxitur spekulime të shumta.

Sipas burimeve të sigurta pranë produksionit, të konfirmuara nga “Prive by Liberta Spahiu”, Luiz Ejlli do të hyjë në Big Brother VIP Albania me një mision special. Ndryshe nga një vizitë simbolike, rikthimi i tij pritet të zgjasë disa ditë, një lëvizje që pritet të ndikojë ndjeshëm në dinamikat e brendshme të shtëpisë dhe të rikthejë vëmendjen maksimale të publikut.

Ky rikthim strategjik vjen në një moment kyç për Luiz Ejllin, pasi më 12 shkurt ai do të ketë premierën e filmit “Loja e fundit”, ku ai luan përkrah Kiara Titos.

Se si do të reagojnë banorët dhe çfarë efekti do të ketë prania e tij në lojë mbetet për t’u parë, por një gjë është e sigurt: rikthimi i Luizit do të zgjojë nostalgjinë e fortë të fansave që e ndoqën drejt fitores së sezonit të dytë.