Vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, Lim Hoti ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të flasë publikisht për herë të parë, duke i dhënë fund çdo paqartësie që kishte krijuar situata e tij.
Gjatë eksperiencës në reality show, emri i tij u lidh ngushtë me një histori të ndërlikuar dashurie, ku u përfshinë ish-partnerja Alba dhe banorja tjetër, Dolce. Kjo dinamikë u komentua gjerësisht dhe u shoqërua me hamendësime për një vazhdim jashtë kamerave.
Por deklaratat e fundit të Limit janë larg çdo pritshmërie romantike. Ai ka qenë i prerë në qëndrimin e tij, duke përjashtuar çdo mundësi afrimi apo ribashkimi me ndonjërën prej tyre.
Në një prononcim telefonik për Andale Media, Limi dha versionin e tij të ngjarjeve, duke theksuar se realiteti jashtë shtëpisë nuk përputhet domosdoshmërisht me atë që u transmetua në ekran. Duke folur për Albën, ai shprehu keqardhje për mënyrën se si ajo, sipas tij, është ndikuar nga ekspozimi mediatik.
“Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them” tha ai.
Sa i përket zërave për një takim apo sqarim pas përfundimit të eksperiencës në BBVK, Lim Hoti i mohoi kategorikisht, duke bërë të qartë se fokusi i tij është diku tjetër.
“Nuk po e pres asnjërën, me thënë të drejtën, sepse jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona,” u shpreh ai.
