Ish konkurrenti i Big Brother Vip Albania 5, Keijsi është futur në shtëpinë më të famshme kësaj herë jo për të rihyrë në lojë, por për të surprizuar Inën.
Në ambientet e jashtme pranë shtëpisë, mes dhjetëra motorësh dhe zhurmës së xhirimeve, ai qëndronte në mes me një buqetë me trëndafila, duke i shprehur dashurinë.
Për trëndafilat ai theksoi se janë dhuratë nga mami dhe vëllai i saj, të cilët i shprehin mbështetjen.
Ina ka shkuar pranë tij dhe kanë shkëmbyer një puthje pasionante.
“Nëse del jashtë jam i lumtur se do rri me të, ndërsa nëse qëndron i them që ata që e kanë ngacmuar, t’i shkelë me këmbë të gjithë”, tha Keijsi.
Të dy ish konkurrentët e Përputhen krijuan një lidhje brenda shtëpisë të cilat janë shprehur se do ta vazhdojnë dhe jashtë.
