Këngëtarja e njohur Ifunanya Nwangene, e cila fitoi famë pas pjesëmarrjes në sezonin e tretë të The Voice Nigeria, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një pickimi fatal nga një gjarpër.
Sopranoja, e lindur në Enugu dhe me diplomë në arkitekturë, u pickua nga një gjarpër helmues në shtëpinë e saj në Abuja, sipas raportimeve të BBC Africa.
Ajo ishte pjesë e korit Amemuso, dhe lajmin e trishtë e bëri të ditur drejtori muzikor i korit, Sam Ezugwu, përmes një postimi në Facebook.
“Me zemër të thyer njoftojmë vdekjen e Ifunanya Nwangene Nanyah,” shkruhej në deklaratë, duke shtuar se zëri dhe prezenca e saj do të mungojnë shumë.
