KreuCelebrity

Këngëtarja e njohur ndërron jetë pas pickimit fatal nga një gjarpër

Këngëtarja e njohur ndërron jetë pas pickimit fatal nga
Ifunanya Nwangene, këngëtare e njohur nga pjesëmarrja në sezonin e tretë të The Voice Nigeria, ka ndërruar jetë në moshën 26-vjeçare pas një pickimi fatal nga një gjarpër helmues në shtëpinë e saj në Abuja, raportoi BBC Africa.

E lindur në Enugu dhe e diplomuar si arkitekte, Ifunanya ishte edhe anëtare e korit Amemuso. Lajmin e trishtë e bëri të ditur drejtori muzikor i korit, Sam Ezugwu, përmes një postimi në Facebook:

“Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të Ifunanya Nwangene Nanyah. Zëri dhe shpirti i saj do të mungojnë thellësisht,” shkruhej në deklaratë.

Sipas një anëtareje të korit, Hillary Obinna, pickimi e zgjoi këngëtaren nga gjumi dhe më pas autoritetet gjetën dy gjarpërinj në shtëpinë e saj. Fillimisht ajo u dërgua në një klinikë lokale, ku nuk kishte antidot, dhe më pas në Qendrën Federale Mjekësore Jabi.

Ifunanya Nwangene arriti famë në prill të vitit 2021 me interpretimin e baladës “Take a Bow” të Rihanna-s. Në kanalin e saj në YouTube kishte publikuar cover-a të këngëve si “Lift Me Up” (Rihanna), “My Heart Will Go On” (Celine Dion) dhe “Slide Away” (Miley Cyrus).

Në mesazhet e saj për fansat, ajo shkruante: “I vlerësoj të gjitha komentet. Jam e inkurajuar dhe do të vazhdoj të përmirësohem. Faleminderit të gjithëve!”