KreuCelebrity

Misteri i Renato Mekollit, çfarë fshihej pas 5 viteve mungesë

Misteri i Renato Mekollit, çfarë fshihej pas 5 viteve mungesë

Pas një mungese prej 5 vitesh  nga vëmendja mediatike dhe rrjetet sociale, shefi i njohur Renato Mekolli rikthehet me një arritje spektakolare në karrierë. Që nga janari i vitit 2021, Mekolli nuk ishte tërhequr thjesht nga syri i publikut, ai po përgatitej për një hap të madh drejt skenës ndërkombëtare të kulinarisë.

Sot, Renato Mekolli mban postin e Shefit Ekzekutiv në The Ritz-Carlton Key Biscayne, një nga hotelet më luksoze në botë. Ai drejton restorantin e ri të hotelit, “Paralía”, pjesë e një investimi kolosal prej 100 milionë dollarësh. Restoranti sjell shijet e rafinuara të kuzhinës greke dhe turke, duke ruajtur stilin e veçantë dhe firmën e Mekollit.

Suksesi i tij nuk ka kaluar pa u vënë re: prestigjiozë si Forbes dhe Miami New Times e kanë përshkruar punën e tij me superlativa, duke e cilësuar këtë si një arritje të jashtëzakonshme në kulinarinë botërore.

Ajo që dukej si një zhdukje misterioze, ishte në të vërtetë një përgatitje e kujdesshme për të arritur majat e gastronomisë ndërkombëtare.