Justin Bieber u rikthye të dielën mbrëma në skenën e Grammy Awards 2026, duke shënuar daljen e tij të parë në këtë ceremoni pas katër vitesh mungesë. Artisti kanadez realizoi një performancë minimaliste të këngës “Yukon”, i veshur vetëm me të brendshme mëndafshi dhe çorape, ndërsa bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, u pa në publik duke e ndjekur me admirim. Kamerat kapën edhe momentin kur ajo troket gishtat në ritëm një gjest që rrjetet sociale e quajtën menjëherë “clock it”.


Albumi i tij i ri, Swag, u prit me sukses në Grammy, duke marrë nominime për Albumin e Vitit dhe Best Pop Vocal Album. Bieber është gjithashtu i nominuar për Best R&B Performance me “Yukon” dhe Best Pop Solo Performance me “Daisies”.
Bieber dhe Hailey ecën së bashku në tapetin e kuq, të veshur në të zeza me bizhuteri argjendi dhe me spila “ICE OUT”, në shenjë proteste ndaj vrasjeve të fundit të kryera nga autoritetet e U.S. Immigration and Customs Enforcement (ICE), veçanërisht në Minneapolis.

Kjo paraqitje shënon një rikthim të rëndësishëm për artistin, i cili ka fituar dy çmime Grammy dhe është nominuar 27 herë gjatë karrierës së tij. Ai fitoi Grammy-n e parë në vitin 2016 për “Where Are Ü Now” me Skrillex dhe Diplo, ndërsa më pas u nderua edhe me një Latin Grammy për remix-in global të “Despacito”.
Pas kritikave të hapura ndaj Akademisë së Regjistrimeve dhe mungesës së tij në ceremoninë e vitit 2021, Bieber u rikthye në 2022 me albumin Justice, por u largua pa çmime. Grammy 2026 duket se shënon një kapitull të ri për artistin.
Paraqitja e tij në Grammy shihet gjithashtu si një provë e rëndësishme për performancën e ardhshme në Coachella, ku në prill Bieber do të jetë perfomues solo për herë të parë. Ai ka qenë më parë i pranishëm në festival përmes paraqitjeve surprizë me artistë si Chance the Rapper, Ariana Grande, Daniel Caesar, Wizkid dhe Tems.
Me muzikë të re, një rikthim të guximshëm në skenë dhe pritshmëri të larta, Justin Bieber duket gati të hapë një fazë të re në karrierën e tij artistike.
