KreuCelebrity

Angelo largohet nga Big Brother VIP Albania

Angelo largohet nga Big Brother VIP Albania
Mbrëmjen e kaluar të spektaklit Big Brother VIP Albania, liderja e shtëpisë, Greta, mori vendimin e rëndësishëm për të përcaktuar banorët që do të përballeshin me televotimin. Ajo kishte në dorë zgjedhjen mes vajzave dhe djemve, duke vendosur që në nominim të shkonin vetëm djemtë.

Publiku u ftua të votonte me pyetjen: “Kë doni të shpëtoni?”, ndërsa në televotim u përfshinë Angelo, Artan, Gimbo, Kristi, Mal, Mateo, Miri, Rogert dhe Stenaldo.

Pas mbylljes së votimit, banori që mori më pak mbështetje nga publiku dhe u detyrua të linte shtëpinë ishte Angelo.