KreuCelebrity

Këngëtarja italiane dhe balerina shqiptare, Franceska: Miqësi apo romancë e re?

Vetëm pak javë më parë, këngëtarja Elodie dhe ish-piloti i Moto GP-së, Andrea Iannone, i dhanë zyrtarisht fund marrëdhënies disavjeçare që kishin. Lajmet e fundit nga Italia tregojnë se pas kësaj ndarjeje, Elodie ka nisur një romancë me balerinën 23-vjeçare me origjinë shqiptare, Franceska Nuredini.

Kush është Franceska Nuredini?
Franceska është një balerinë profesionale që ka filluar trajnimin e saj artistik që në moshë të vogël. Ajo ka punuar me emra të njohur të muzikës italiane si J-Ax  ku u shfaq në videoklipin e “Una voglia assurda” dhe Sfera Ebbasta. Në televizion, Franceska ka qenë pjesë e trupës së kërcimit për programin Il cantante mascherato në Rai 1. Kohët e fundit, ajo ka fituar vemendje të madhe përmes turneut të Elodies, duke marrë pjesë në koreografi që përfshinin puthje dhe lëvizje provokuese, të cilat kanë kontribuar në popullaritetin e shfaqjes dhe të gjithë trupës së kërcimit, përfshirë Megan Ria, ish-yllin e Amici.?

Por mediat italiane raportojnë se lidhja mes Elodies dhe Franceskës duket se ka filluar shumë përpara ndarjes me Iannone. Fotot nga verës e vitit 2025 tregojnë afërsinë e tyre: në Romë, në fund të qershorit 2025, Elodie, Iannone dhe Franceska u panë së bashku pas një darke, dhe pak javë më vonë në Ibiza, Franceska ishte pranë Elodies në pushime të tjera mes gocash. Edhe pse Iannone ishte akoma pjesë e jetës së këngëtares, shenjat e afërsisë mes Elodies dhe Franceskës nuk kaluan pa u vënë re.

Këngëtarja italiane dhe balerina shqiptare, Franceska: Miqësi apo

Marrëdhënia me Iannone filloi të dobësohej më pas: kriza kulmoi gjatë festave të fundvitit dhe disa zhvendosjeve larg njëri-tjetrit. Në këtë periudhë, Iannone u kap në shoqëri me Rocio Muñoz Morales, ndërsa Elodie ishte me Franceskën dhe miqtë e saj, duke e shtyrë këngëtaren të dalë hapur me balerinën.

Në muajt e fundit, dyshja ka rritur dukshmërinë e saj në rrjetet sociale. Në një postim të fundit të Elodies, ajo shfaqej duke përqafuar Franceskën dhe ndër komentet e para ishte ai i Franceskës: “Amor” me një zemër të bardhë. Fotot dhe postimet e tjera gjatë turneut dhe pushimeve nënvizojnë një lidhje që shkon përtej miqësisë dhe bashkëpunimit profesional.

Për momentin, Elodie vijon rrugëtimin e saj artistik, ndërsa Franceska e shoqëron në performancat në skenë dhe në pushime, duke treguar një kapitull të ri dhe shumë të ndjeshëm në jetën private të këngëtares.

Tags:

elodie