KreuCelebrity

Tha se do të priste Juelën jashtë, por Seno shkëmben puthje me ish gruan!

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Seno Fishta, ka konfirmuar rikthimin e tij me ish-bashkëshorten gjatë emisionit “Të guximshmit”, ku dyshja nuk ngurroi të shkëmbejë një puthje në publik, duke treguar qartë ribashkimin e tyre.

Ky zhvillim vjen pas periudhës kur Seno ishte deklaruar për Juelën, ende konkurrente në “BBV”, një gjest që kishte nxitur reagime dhe diskutime të shumta. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, Seno i kishte dhuruar Juelës trëndafila të kuq dhe një poezi, duke lënë të hapur mundësinë e një historie jashtë lojës. Megjithatë, në “Të guximshmit” ai ka bërë të qartë një rrugë tjetër sentimentale, duke rikthyer marrëdhënien me ish-bashkëshorten, me të cilën ka edhe fëmijë.

Rikthimi i tyre ka një sfond të vështirë jete. Seno ka treguar në intervista të mëparshme se ai dhe ish-bashkëshortja kaluan një periudhë të gjatë emigrimi dhe azili në Francë, duke jetuar për gjashtë muaj në një kamp refugjatësh, mes çadrave dhe qindra personave të tjerë, përballë mungesës së dokumenteve dhe pasigurisë totale.

Ai ka rrëfyer gjithashtu se vetëm një ditë pas lindjes së vajzës së tij u detyrua të largohej për shkak të problemeve ligjore, duke kaluar 32 muaj në paraburgim në Zvicër. Gjatë kësaj kohe, ish-bashkëshortja mbeti e vetme me fëmijët, një sakrificë që Seno e ka cilësuar publikisht si shumë të dhimbshme.

Publiku e sheh rikthimin e tyre si një kapitull të ri pas një historie të vështirë, e mbushur me ndarje, mungesë dhe sfida ekstreme, dhe një kthesë e rëndësishme pas deklaratave të mëparshme të Senos për Juelën.

Tags:

seno bbva