KreuCelebrity

Gafë LIVE në oborr, Selin zbulon pa dashje sekretin me Baby G: Uaa, më shpëtoi!

Gafë LIVE në oborr, Selin zbulon pa dashje sekretin me Baby G: Uaa,

Një bisedë e rastësishme mes tre banorëve të Big Brother, Selin, Baby G dhe DJ Gimbos ka zbuluar pa dashje një sekret të papritur. Dy vajzat lanë rastësisht ose me qëllim lanë të kuptohej se njiheshin dhe kishin pasur miqësi edhe jashtë shtëpisë.

Gjatë një dialogu miqësor, teksa Selin po mundohej të këndonte një nga këngët e Baby G, por u ngatërrua me tekstin. Në përpjekje për ta kujtuar, ajo iu drejtua këngëtares duke përmendur një episod privat mes tyre:
“A të kujtohet që kemi qenë brenda tek makina dhe e kemi vendosur këtë këngë?”

Kjo deklaratë nuk kaloi pa u vënë re nga DJ Gimbo, i cili, i surprizuar, ndërhyri menjëherë duke pyetur:
“A keni ndejt ju jashtë bashkë?”

Vetëm atëherë Selin kuptoi çfarë kishte thënë duke reaguar e alarmuar:
“Uaa, më shpëtoi!”

Baby G reagoi menjëherë për të shmangur vëmendjen, duke shpresuar se momenti nuk ishte kapur nga kamerat.

“A është kamera tek ne?”

Ky moment ka ngritur dyshime të reja mbi marrëdhënien e dy vajzave dhe njohjet e tyre jashtë shtëpisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BigBrother Buzz (@big_brotherbuzz)