KreuCelebrity

Gjesti rikthehet me "kujtimet" një klithmë dhimbjeje e shndërruar në muzikë!

Gjesti rikthehet me "kujtimet" një klithmë dhimbjeje e

Pas një periudhe të errët dhe tejet të dhimbshme në jetën e tij personale, Gjesti është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore. Humbja tragjike e vëllait, që preku thellë jo vetëm artistin por edhe opinionin publik, ka lënë një plagë të hapur dhe pikërisht nga kjo plagë lindi projekti i tij më i ri muzikor.

“Memories” titullohet kënga e re, një rrëfim i zhveshur nga filtrat, ku Gjesti “bërtet” dhimbjen, mallin dhe boshllëkun e humbjes. Me nota të rënda emocionale dhe një interpretim tejet të ndjerë, artisti kthen dhimbjen në art, duke e bërë këngën një pasqyrë të shpirtit të tij të thyer.

Ky projekt nuk është thjesht një rikthim në muzikë, por një dëshmi force dhe një mënyrë për të përballuar dhimbjen përmes krijimtarisë. Gjesti vjen më i sinqertë se kurrë, duke ndarë me publikun kapitullin më të vështirë të jetës së tij një histori humbjeje, kujtimesh dhe shprese që jeton përmes muzikës.

Tags:

gjesti