KreuCelebrity

“Je i pashpirt, prek një fëmijë 15 vjeç!”/ Pas pyetjes për vdekjen e vëllait të Gjestit, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

“Je i pashpirt, prek një fëmijë 15 vjeç!”/ Pas

Një përplasje e fortë ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një deklarate publike të këtij të fundit lidhur me ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të Gjestit.

Debati nisi kur Rogerti, gjatë një bisede, ngriti pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, gjë që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale. Mes tyre, DJ Gimbo reagoi ashpër, duke e cilësuar pyetjen si të papranueshme dhe të pashpirt, veçanërisht duke pasur parasysh se bëhet fjalë për humbjen e një fëmije 15-vjeçar dhe dhimbjen e thellë të familjes.

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt dhe ta kthesh në temë diskutimi para kamerave,” u shpreh DJ Gimbo, duke theksuar se ekzistojnë kufij moralë që nuk duhet të kapërcehen, pavarësisht lojës mediatike apo kërkimit për vëmendje.

Rogert: Si ndodhi situata, fatkeqësia e Gjestit? Du me e ditë, se nuk e kam lexu

Dj Gimbo: Mendon që unë për atë histori foli para kamerave? O i pafytyrë, s’je në vete! Ti prek te një familje, te një fëmijë 15 vjeç, o qen! O i pafytyrë! O psikopat, o maniak! Ti luan me fatkeqësi të dikujt. Si s’të vjen marre me pyt për një fëmijë që ka vdek tragjikisht?

Reagimi i DJ Gimbo-s ka gjetur mbështetje të gjerë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës kanë theksuar se tema të tilla kërkojnë ndjeshmëri, respekt dhe heshtje, jo spekulim publik.