Ish-banorja e “Big Brother Albania”, Lorna, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale disa ditë pas largimit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke hedhur poshtë aludimet dhe komentet që kanë qarkulluar për të. Ajo shprehet se, ndonëse nuk është më pjesë e garës, emri i saj vazhdon të përmendet si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë, duke theksuar se “hija” e saj mbetet ende prezente në diskutimet e banorëve.
“Nuk e kam përmendur kurrë fjalën ‘sugardaddy’ askund”, shkruan Lorna, duke mohuar kategorikisht akuzat dhe interpretimet që, sipas saj, i janë atribuar gabimisht në opinionin publik.
Në reagimin e saj, ajo i drejtohet drejtpërdrejt edhe disa prej banorëve aktualë, mes tyre Selin, Stelina, Kristi, Miri dhe Rogert, duke nënvizuar se, edhe pse ajo është jashtë lojës, emri i saj vazhdon të jetë pjesë e bisedave të tyre.
“Jam jashtë, por me sa duket jo për ju”, shprehet Lorna, duke lënë të kuptohet se prania e saj ndihet ende pavarësisht largimit nga shtëpia.


