KreuCelebrity

Plagosi vajzën në Durrës, lihet në burg babai: Zbardhet më në fund arsyeja!

Plagosi vajzën në Durrës, lihet në burg babai: Zbardhet

“Jam i pafajshëm dhe kërkoj të lirohem menjëherë. Nuk kam mbajtur mjete prerëse dhe sherrin nuk e kam nisur unë.” Këto ishin fjalët e 56-vjeçarit Mikel Ndoj gjatë seancës gjyqësore me dyer të mbyllura, ku u shqyrtua masa e sigurisë ndaj tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, kur Ndoj plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare dhe një koleg të saj, i cili ndërhyri për ta mbrojtur. Sulmi ndodhi pranë vendit të punës së vajzës, duke shkaktuar panik dhe reagim të menjëhershëm të policisë.

Pas shqyrtimit të provave, gjykata vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” për 56-vjeçarin, duke e konsideruar të ligjshëm arrestimin e tij. Gjatë seancës, Ndoj nuk ka shfaqur pendesë dhe ka mohuar ngjarjen, pavarësisht dëshmive të shumta, përfshirë deklarimet e dëshmitarëve dhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu tensione të mëparshme familjare. Prindërit e vajzës kishin ndarë rrugët rreth gjashtë vite më parë pas episodeve të dhunës në familje, ndërsa 56-vjeçari kishte jetuar më pas në Itali dhe ishte burgosur. Pas rikthimit në Shqipëri, ai nuk ishte pranuar më nga familja.

Hetuesit dyshojnë se konflikti i vazhdueshëm me vajzën dhe refuzimi për t’u rikthyer në familje kanë çuar në aktin e dhunës. Ndoj shkoi në vendin e punës së bijës dhe e sulmoi me mjet prerës, duke e plagosur rëndë.

Të plagosurit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.