KreuCelebrity

Lojtari më i dobët në të gjithë historinë e "BBVA"? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen!

Lojtari më i dobët në të gjithë historinë e

Zhaklin Lekatari ka bërë një deklaratë që ka ngjallur reagime, teksa është pyetur se cili ka qenë banori më i dobët në historinë e “Big Brother VIP Albania”. Pa hezitim, ajo përmendi emrin e Romeo Veshajt.

Ky vlerësim është konsideruar befasues, duke qenë se Romeo Veshaj arriti deri në finale dhe u rendit si finalisti i tretë i “Big Brother VIP Albania 3”. Megjithatë, sipas Zhaklinës, performanca e tij në lojë nuk ishte në nivelin që pritej. Deklaratën e saj, Lekatari e bëri gjatë një interviste për “Andale Media”.

“Qau shumë. Mendoj që Romeo mund të kishte dhënë edhe më shumë, por nuk i shkoi mirë,” u shpreh ajo, duke shtuar se edhe dinamika e tij personale brenda shtëpisë ndikoi negativisht.

Sipas Zhaklin Lekatarit, marrëdhënia me Heidin e penalizoi Romeon në lojë dhe e largoi nga fokusi i një lojtari më të fortë. Ajo theksoi se, ndonëse mund të ketë pasur edhe banorë të tjerë të dobët, rasti i Romeos i ka lënë një shije zhgënjyese.

“Me ka ardhur keq për Romeon, sepse doli si një djalë që vetëm qante. Romeo që njoh unë nuk është ky. Nuk përputhet me imazhin që kam pasur për të,” tha Zhaklina, duke shtuar se formati ose mënyra se si u menaxhua loja e tij mund të ketë ndikuar negativisht.