Keijsi u përjashtua mbrëmjen e djeshhme nga shtëpia e Big Brother për shkak të shkeljes së rregullave dhe përdorimit të gjuhës denigruese të përsëritur ndaj Kristit. Menjëherë pas largimit nga shtëpia më e ndjekur në vend, ai ka folur për herë të parë publikisht në emisionin “Shqipëria Live”.
Në intervistën e tij, ish-konkurrenti ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies me Stelinën dhe Inën, dy nga personazhet më të përfolura të historisë së tij brenda BBV.
Sa i përket Stelinës, Keisi u shpreh se raporti mes tyre ka përfunduar përfundimisht. Ai theksoi se shkëputja ka ardhur si pasojë e pasigurisë dhe një krisjeje të madhe që ndodhi pas hyrjes së Inës në shtëpi.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe, për pritjen që unë i bëra. Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në atë video që është transmetuar.
Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës. Me Stelinën jam shkëputur për arsye pasigurisë, siç ndodhi dhe aty.” u shpreh ai, duke shtuar se Stelina, sipas tij, “erdhi me tendencë, u nis nga dëshira dhe përfundoi me tendencë”.
Ndërkohë, lidhur me Inën, Keisi deklaroi se do ta vazhdojë njohjen me të jashtë shtëpisë së BBV. Ai sqaroi se puthja mes tyre ka ndodhur vetëm një herë dhe është ajo që është transmetuar në video, ndërsa Ina nuk kishte dijeni për ekzistencën e saj.
Keisi u ndal edhe te mënyra se si është trajtuar Ina gjatë lojës, duke theksuar se ajo është goditur rëndë në aspektin moral.
“Në aspektin moral, e goditën shumë. Sikur ajo është një njeri i pavlerë. Ina nuk ka hyrë mes meje dhe Stelinës,” tha ai.
Në përfundim, Keisi ritheksoi se me Stelinën çdo gjë ka marrë fund, ndërsa raporti me Inën do të vazhdojë jashtë kamerave.
