KreuCelebrity

Beckham më të bashkuar se kurrë për Victorian e cila u nderua në Paris!

Beckham më të bashkuar se kurrë për Victorian e cila u

Familja Beckham u shfaq publikisht e bashkuar në Paris për të mbështetur Victoria Beckham, e cila u nderua nga Ministria Franceze e Kulturës gjatë Javës së Modës Haute Couture. Kjo ishte dalja e parë publike e familjes së bashkuar sigurisht pa djalin e madh Beckham pas raportimeve të fundit për tensione familjare që përfshijnë këtë të fundit.

Në ceremoni morën pjesë David Beckham dhe të tre fëmijët vajza Harper dhe 2 djemtë Cruz dhe Romeo të shoqëruar nga partneret e tyre.  Prania e tyre u pa si një moment domethënës për familjen, në një periudhë kur mediat kanë raportuar për një përçarje të mundshme brenda saj.

Victoria Beckham u nderua me titullin Chevalière de l’Ordre des Arts et des Lettres (Kalorëse e Urdhrit të Arteve dhe Letërsisë), një nga dekoratat më të larta kulturore të Francës, e cila u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në art dhe kulturë. Ky titull prestigjioz më parë i është dhënë emrave të njohur si Zoë Saldaña, Selena Gomez, Denis Villeneuve dhe Jude Law.

Pas ceremonisë, Victoria shprehu mirënjohjen e saj në rrjetet sociale, duke theksuar admirimin e hershëm për estetikën franceze dhe mënyrën se si Franca e trajton modën si një formë arti. Ajo e cilësoi këtë vlerësim si një privilegj të thellë që pasqyron dekada përkushtimi dhe pune.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Ajo falënderoi gjithashtu Ministren e Kulturës, Rachida Dati, partnerët e biznesit, familjen dhe veçanërisht bashkëshortin e saj, David Beckham, të cilin e quajti “investitori i parë dhe mbështetja kryesore”.

Edhe David Beckham reagoi publikisht, duke ndarë foto nga eventi dhe duke shprehur krenarinë për arritjet e bashkëshortes së tij, duke theksuar se askush nuk e meriton më shumë këtë nder se Victoria.

Shfaqja e familjes në Paris u interpretua si një moment i rëndësishëm uniteti për Beckhamët, në mes të spekulimeve të fundit për marrëdhëniet familjare.