Pas zhurmës që krijoi në rrjetet sociale me publikimin e një tatuazhi me emrin e një vajze në krah, Bes Kallaku ka ngritur sërish dyshimet se ka nisur një romancë të re.
Së fundmi, aktori i njohur i humorit përmes një fotografie bardhë e zi, ku duket i qetë dhe duke buzëqeshur, ai ka cituar Psalmin 30:11: “Ti më ke kthyer vajtimin në valle, më ke hequr rrethin e fatkeqësisë dhe më ke mbushur me gëzim!”

Vetëm pak ditë më parë, Besi “pushtoi rrjetin” me një fotografi ku shfaqeshin dy duar të lidhura ngushtë, ndërsa në parakrahun e tij ishte dukshëm i shkruar emri “Ejona” dhe data “25.12.2025”. “Ejona 25.12.2025 Trëndafil në kohë lufte”, shkruhej në tatuazhin që aktori ka bërë në dorë.
-
Dita e sotme me kushte të qëndrueshme, temperaturat...
27 Janar, 09:21 -
Horoskopi ditor, e martë 27 janar 2026
27 Janar, 09:20


