KreuCelebrity

Tentoi të vendos reçipeta në shenjën e Hollywoodit, aktorja rrezikon probleme ligjore!

Tentoi të vendos reçipeta në shenjën e Hollywoodit,

Aktorja Sydney Sweeney mund të përballet me probleme ligjore pasi e mbuloi Shenjën e Hollivudit me reçipeta.

Një veprim publicitar nga Sydney Sweeney mund të sjellë probleme ligjore për aktoren. 

28-vjeçarja u filmua gjatë natës duke hedhur dhjetëra reçipeta mbi shkronjat ikonike të tabelës, ndërsa një ekip i saj e regjistronte të gjithë veprimin. Videoja u siguroi fillimisht TMZ, ndërsa më pas Sweeney e postoi edhe vetë në Instagram, duke promovuar markën e saj “SYRN by Sydney Sweeney”.

Sipas Dhomës së Tregtisë së Hollivudit, prodhimi nuk ishte i autorizuar. Organizata, e cila zotëron të drejtat e pronësisë intelektuale të Shenjës së Hollivudit, thekson se çdo përdorim komercial ose akses në shenjë kërkon licencë ose leje, e cila në këtë rast nuk është kërkuar as dhënë.

Presidenti dhe CEO i Dhomës, Steve Nissen, deklaroi:

“Prodhimi që përfshin Sydney Sweeney dhe Shenjën e Hollivudit nuk ishte i autorizuar nga Dhoma e Tregtisë së Hollivudit dhe as nuk kishim dijeni paraprake për të. Çdo përdorim komercial i Shenjës kërkon licencë ose leje, dhe asnjë nuk është dhënë për këtë produksion.”

Megjithëse ka spekulime për shkelje si hyrje e paautorizuar apo vandalizëm, Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) konfirmoi se deri të hënën pasdite nuk është depozituar asnjë raport policor lidhur me incidentin.

Dhomë e Tregtisë së Hollivudit tha se po heton aktualisht se si dhe nën çfarë autoriteti ekipi i produksionit ka pasur akses në zonë, dhe ende nuk është vendosur nëse do të ndiqen hapa ligjorë. Raportohet se reçipetat u hoqën menjëherë pas përfundimit të xhirimeve dhe zona u la pa dëmtime të dukshme.