KreuCelebrity

S`ka kthim pas: Sherri mes Eliona Pitarkës dhe doktor Edi Tushes përfundon në gjykatë!

S`ka kthim pas: Sherri mes Eliona Pitarkës dhe doktor Edi Tushes

S`ka me kthim prapa: Debati mes aktores dhe blogeres Eliona Pitarkës dhe neonatologut Edi Tushe ka përfunduar në dyert e gjykatës, pas disa postimesh dhe reagimesh që morën përmasa të mëdha në media dhe rrjete sociale. Mjeku reagoi përmes një deklarate zyrtare, duke theksuar se emri i tij po përdorej pa autorizimin e tij. Ai e beri te qarte se nuk ka dhënë leje që Pitarka apo ndonjë person tjetër të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore ose përfitime personale të ndonjë forme.

Menjëherë ka ardhur reagimi i Pitarkës, e cila sqaroi se postimet e saj ishin informacione të përgjithshme për të ndihmuar prindërit që nuk përballojnë klinikat private, duke përfshirë këshilla bazë dhe informacione të dobishme për kujdesin e fëmijëve.

Gjatë një interviste në podkastin “Shëndet me Almën”, Tushe tha se nuk ka bërë asnjëherë kompromise me profesionin e tij dhe u bëri thirrje prindërve të mos u referohen vetëm rrjeteve sociale. “Informacioni që japin rrjetet sociale shpeshherë është i ndryshëm dhe mund të çorientojë”, tha ai, duke shtuar se çdo rast është individual dhe nuk mund të japësh të njëjtin këshillim për çdo fëmijë.

Dokumenti nënvizon se ndarja e informacionit të përgjithshëm nuk përbën keqpërdorim të autoritetit mjekësor, dhe se është një mënyrë për të ndihmuar prindërit në vendimmarrje, sidomos ata që nuk kanë akses në klinikat private.