KreuCelebrity

Gabriel Garko i martuar prej dy vitesh, ja kush është burri i tij

Gabriel Garko ka befasuar publikun duke zbuluar për herë të parë se është i martuar. Aktori bëri rrëfimin personal gjatë një interviste në emisionin “Verissimo”, ku tregoi se është martuar në fshehtësi me partnerin e tij Giorgio, me të cilin është në një lidhje prej katër vitesh.

“Jemi martuar tashmë. Dy vite më parë,” tha Garko duke treguar unazën në gisht, duke shtuar se ceremonia ka qenë shumë private, me vetëm katër persona të pranishëm në bashki. Familjarët dhe miqtë e afërt u informuan vetëm ditën e martesës.

Dasma civile është zhvilluar më 2 dhjetor 2024, një datë e zgjedhur me kujdes për të shmangur vëmendjen mediatike. “E bëra për veten time. Kam fshehur shumë gjëra në jetën time dhe nuk doja ta bëja më,” shpjegoi aktori, duke theksuar rëndësinë që i jep privatësisë.

Kush është Giorgio, bashkëshorti i Gabriel Garko

Giorgio, bashkëshorti i aktorit, ka qëndruar gjithmonë larg vëmendjes publike. Ai nuk bën pjesë në botën e spektaklit dhe nuk është shfaqur kurrë në evente publike apo në rrjetet sociale të Garkos. Sipas revistës italiane “Chi”, Giorgio është 40 vjeç, me origjinë nga Palermo, është avokat dhe vjen nga një familje me prejardhje fisnike. Aktualisht, ai menaxhon një bed & breakfast në Siçili.

Gabriel Garko i martuar prej dy vitesh, ja kush është burri i tij

Çifti është njohur katër vite më parë përmes miqve të përbashkët dhe më pas janë rilidhur përmes rrjeteve sociale. Sipas personave të afërt, pranë Giorgios, Gabriel Garko ka gjetur ekuilibrin dhe qetësinë që i mungonte prej vitesh.

Pas daljes së tij si homoseksual në vitin 2022, Garko ka folur shpesh për nevojën për të jetuar lirshëm, pa u ndjerë i detyruar të japë shpjegime për jetën e tij private. “Derisa të ekzistojë bërja publike e orientimit seksualdo të thotë se nuk jemi ende plotësisht të lirë,” ka deklaruar ai në një intervistë për La Repubblica.

Sot, aktori shprehet se është në paqe me veten dhe i lumtur në jetën personale, ndërsa është gati të rikthehet edhe në ekran me serialin e ri “Colpa dei Sensi”, që nis transmetimin më 30 janar në Canale 5.

Një histori dashurie e jetuar larg reflektorëve, që sot del në dritë si një zgjedhje e ndërgjegjshme për autenticitet, qetësi dhe liri personale.